Ronaldo: Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë

Futboll

Ronaldo: Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:56
Ronaldo në mes

Kampion në Evropë me Portugalinë, fitues i Champions League me Real Madrid-in dhe i trofeut të katërt për të të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo është zgjedhur “Lojtari portugez i vitit 2016”. Sulmuesi i Real Madrid-it është kthyer të flasë për suksesin e papritur të Portugalisë në Euro 2016 në Francë.“Askush nuk kishte besim te ne.

Ne nuk ishim favoritë, por ky trofe është prova se jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë. 2016-a ishte një vit ëndrrash, dhe kjo mbrëmje nuk është vetëm për të falënderuar futbollistët, stafin teknik, por gjithashtu të gjithë portugezët. E falënderoj sërish Fernando Santos-in që bëri të mundur gjithë këtë”, tha Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat