Më kërcënuan me vdekje

Futboll

Më kërcënuan me vdekje

Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:05
Vardy

Deklaratë shokuese e sulmuesit të Leicester City-t, Jamie Vardy, i akuzuar si një nga lojtarët komplotues kundër ish-trajnerit, Claudio Ranieri, që u shkarkua nga drejtuesit e klubit për rezultate të dobëta. 30-vjeçari ka pranuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale edhe në rrugë.

“Historia tani ka marrë dhenë, njerëzit e dëgjojnë dhe e besojnë. Vijnë më pas kërcënimet me vdekje për ty, familjen tënde, fëmijët e tu. Përpiqem të t’i shmang,  por nuk është e lehtë kur mëson se disa persona tentojnë të nxjerrin jashtë rrugë makinën ku udhëton bashkëshortja dhe fëmijët e tu. Ka ndodhur disa herë, kjo është e frikshme”, tregon Vardy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat