Juve dhe Atletico në kërkim të De Sciglios

Futboll

Juve dhe Atletico në kërkim të De Sciglios

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:06
Mattia De Sciglio

Mattia De Sciglio akoma nuk i ka nisur bisedimet për kontratën e re me Milanit, ndërsa Juventusi dhe Atletico Madridi janë duke u interesuar për shërbimet e tij.

Mbrojtësi i krahut ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2018, ndërsa pronarët e rinj të klubit nuk do ta kenë prioritet rinovimin e tij në një të ardhme të afërt.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, është njeriu që e ka promovuar De Sciglion te Milani, ashtu që është duke menduar që ta transferojë te Zonja e Vjetër.

Edhe nëse strategu italian largohet, Bianconerët prapëseprapë planifikojnë të bëjnë ofertë për lojtarin.

Nga ana tjetër, edhe Atletico Madridi dhe Diego Simeone janë në kërkim të 24-vjeçarit, i cili mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat