Plepolli: Më shumë ta respektojmë veten se sa Islandën

Futboll

Plepolli: Më shumë ta respektojmë veten se sa Islandën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:46
Arsim Plepolli

Dita e premte po afrohet, emocionet gjithnjë e më shumë po rriten në prag të sfidës Kosovë-Islandë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Tifozët ‘Dardanët’ shpresojnë në fitoren e parë të kombëtares së Kosovës, e cila do të ishte historike, në një ndeshje zyrtare të kualifikimeve. Në katër paraqitjet e para Kosova ka vetëm një barazim (1:1 me Finlandën në Turku) dhe tri humbje rresht, ndërsa në xhiron e pestë të grupit I takohen me Islandën, sfidë që luhet të premten përkatësisht me 24 mars (20.45) në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. Të gjithë e presin me padurim sfidën me Islandën e cila është e 23-ta në ranglistën e FIFA-s. Ish-futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se më shumë i pengon që po merren me Islandën si befasi e Euro 2016, sepse e respektojnë aq shumë, sa nuk është nevoja. “Gjasat janë shumë të mira për rezultat të favorshëm, nuk është Islanda që po kalon formën e mirë siç ka qenë në Francë. Tash qysh e pamë ka edhe goxha mungesa, na sigurisht me ardhjen e futbollistëve Besart Berishës dhe Atdhe Nuhiut, sigurisht se jemi përmirësuar shumë në sulm, edhe mbrojtja duhet të jetë më stabile. E kemi një kombëtare shumë të mirë, nuk duhet mu ankuar që nuk kemi lojtarë kualitativ. Kështu që dëshira ime është me u bë lojë e mirë për sy, nuk domethënë me pasur rezultat, por me pasur një shije futbolli, jo të godasim topin palidhje, por me...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat