Fernandez: Unë vendosi për trajnerin e ti, Messi dhe Iniesta mbeten te Barcelona

Futboll

Fernandez: Unë vendosi për trajnerin e ti, Messi dhe Iniesta mbeten te Barcelona

Më: 21 mars 2017 Në ora: 20:31
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, ka thënë se zgjedhja e trajnerit të ri është përgjegjësi e tij. 

Barca do të mbetet pa trajner në fund të këtij edicioni pasi Luis Enrique ka zyrtarizuar largimin e tij.

“Emri i trajnerit të ri do të vendoset nga unë dhe ky është realiteti”.

“Është e çartë që unë do të ulem me presidentin dhe disa menaxherë dhe do të bisedojmë se cili është opsioni më i mirë për ekipin”.

“Por unë do ta marr vendimin”, ka thënë Fernandez.

Ai siguroi se edhe Lionel Messi dhe Andres Iniesta do të vazhdojnë kontrata me klubin.

“Messi do të rinovojë, e kam thënë gjithmonë. Ai është i lumtur te Barcelona dhe njehet rehat me skuadrën”.

“Iniesta po ashtu do të rinovojë dhe do ta bëjë me kohë. Nuk kam asnjë dyshim në këto rinovime”, ka nënvizuar Hernandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat