Mustafa takohet me Vokrrin, ky është premtimi për fansat e futbollit

Futboll

Mustafa takohet me Vokrrin, ky është premtimi për fansat e futbollit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 21:23
Takimi Mustafa-Vokrri-Shala

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa disa ditë para ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës është takuar me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

"Gjatë një takimi që pata sot me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, theksova përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar, veçmas në kompletimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e stadiumeve. Shqyrtuam shumë aspekte ku, me përkushtim të përbashkët, mund të arrijmë rezultate konkrete.Natyrisht, folëm edhe për përballjen e së premtes me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018, që pritet me entuziazëm të madh nga “Dardanët” dhe të gjithë qytetarët e Kosovës", ka shkruar Kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat