Wilmots trajner i Bregut të Fildishtë

Futboll

Wilmots trajner i Bregut të Fildishtë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 22:56
Marc Wilmots

Marc Wilmots ka marrë drejtimin e kombëtares nga Afrika.

Ish-trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Bregut të Fildishtë për të drejtuar këtë përfaqësuese në dy vitet e ardhshme.

Wilmots ulet në vendin e lënë bosh nga i larguari Michel Dussuyer, që pas zhgënjimit në Kupën e Afrikës vendosi të jepte dorëheqje nga posti i trajnerit.

48-vjeçari do të prezantohet para medieve të mërkurën ndërsa do të debutojë me Bregun e Fildishtë në miqësoren e 24 marsit përballë Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat