Buffon kundër Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë

Futboll

Buffon kundër Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 00:51
Ai pranoi disa dhurata për këtë arritje

Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Ginaluigi Buffon, do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë në mbrëmjen e së premtes me Shqipërinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Pasi u shndërrua në një legjendë për Juventusin duke u bërë futbollisti që ka luajtur më shumë minuta si bardhezi, ai do të bëhet futbollisti i dytë në historinë futbollit italian që arrin kuotën e 1000 ndeshjeve me klubin dhe kombëtaren.

Këtu llogariten vetëm ndeshje miqësore dhe zyrtare me klubin e kombëtaren A, nuk llogariten ndeshjet me kombëtaret e moshave.

I pari futbollist italian që e ka arritur këtë shifër madhështore ka qenë mbrojtësi Paolo Maldini, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi plot 1028 paraqitje.

Buffon pritet ta thyej edhe këtë rekord të Maldinit, pasi deri në fund të këtij edicioni ka dhe shumë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat