Tare ëndërron të bëhet trajner i Shqipërisë

Futboll

Tare ëndërron të bëhet trajner i Shqipërisë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:21
Igli Tare

Një ndeshje tejet emocionuese për Igli Taren ajo mes Italisë dhe Shqipërisë e cila do të luhet në Palermo, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

“Unë do të jem në stadium për të ndejkur këtë ndeshje. Vendi im është duke u përmirësuar me impiante të reja, infrastrukturë më të mirë,” është shprehur ai në një intervistë për të përditshmen italiane, Corriere dello Sport.

Drejtori sportiv i Lazios tha se një ditë ai do të dëshironte që të drejtonte kombëtaren shqiptare.

“Ëndrra ime? Një ditë dua që të bëhem trajneri i Shqipërisë”, ka deklaruar Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat