Kosovë-Islandë, biletat sillen nga 7-110 euro!

Futboll

Kosovë-Islandë, biletat sillen nga 7-110 euro!

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:50
Lojtarët e Kosovës

Kanë mbetur edhe pak bileta për ndeshjen e së premtes, Kosovë – Islandë,që zhvillohet të premten në “Loro Boriqi” të Shkodrës.
Kompania e cila po merret me shitjen e biletave, Malësia Reisen, ka njoftuar sot gjithë të interesuarit t’iu drejtohen pikave të tyre të shitjes, dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tregut të zi.
Së fundi është hapur një faqe në Facebook me emrin “Kosovë-Islandë biletat”, ku biletat shiten me çmim dyfish më të shtrenjtë.
Çmimet e biletave janë: 7, 15, 20, 55 dhe 110 euro VIP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat