A do të paraqitet Dybala kundër Kilit?

Futboll

A do të paraqitet Dybala kundër Kilit?

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:38
Paulo Dybala

Futbollisti Paulo Dybala fluturoi për në Argjentinë, duke iu përgjigjur thirrjes së kombëtares. Atje duheshin kryer analiza të tjera diagnostikuese, ndaj në ankth ishte jo vetëm Juventusi, por edhe trajneri Bauza. Ka rezultuar më e mira: Dybala nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të muskujve, por një lëndim të thjeshtë. Aq shqetësues është kjo për sulmuesin, që la fushën e lojës në minutën e 28-të, kundër Sampdorias, të dielën e kaluar, sa do të qëndrojë tek Argjentina, pa kthim të menjëhershëm në Torino, siç ishte supozuar fillimisht. Bauza, në fakt, ende shpreson që Dybala të shërohet të paktën për ndeshjen e dytë të këtij muaji, që Argjentina do ta luajë të martën e ardhshme kundër Bolivisë. Kundër Kilit, ai do ta nisë nga bankina. Kjo zgjidhje, megjithatë, nuk do të jetë tërësisht e mirëpritur nga Juventusi, me bardhezinjtë duke shpresuar që Dybala të kthehej sa më shpejt në “Vinovo”, ku të vijonte riaftësimin për t’u bërë gati kundër Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat