Liria sulmon Prekazin, pse nuk u ftuan: Mustafa, Gashi, Memaj apo Gavazaj të Lirisë ?!

Futboll

Liria sulmon Prekazin, pse nuk u ftuan: Mustafa, Gashi, Memaj apo Gavazaj të Lirisë ?!

Më: 22 mars 2017 Në ora: 15:43
Roni Gashi në veprim

Të indinjuar lidhur me publikimin e listës së U-21, KF ‘Liria’ reagon dhe njëkohësisht pyet, se si ka mundësi që në përzgjedhjen U-21, nuk është ftuar asnjë futbollistë i Lirisë? ’Është thënë vazhdimisht që përparësi në këtë përbërje, por dhe në të tjerat, do të kenë lojtarët që janë titullar në klube. ’Ia bëjmë me dije zyrtarëve të FFK-së, shtabit teknik dhe seleksionusit të U-21, si dhe opinionit publik se Ilir Mustafa, tashmë ka mbi 22-të ndeshje që është i pa kontestuar në përbërjen bazë të Lirisë, duke shënuar edhe dy gola në stinorin vjeshtor. Roni Gashi (titullar që në vjeshtë, si dhe tani) po ashtu një futbollist me të ardhme, sikurse edhe Abin Memaj që deri në lëndimin (goditjen e qëllimshme të Gëzim Rusit, ndeshja Gjilani-Liria) ka qenë startues, duke luajtur dhe treguar performansë të shkëlqyer.

Ku mbeti kriteri i përfolur se :’përparësi në grumbullim, do të kenë  futbollistët titullarë? Po ashtu, nuk është ftuar as edhe Ibrahim Gavazaj, një mbrojtës i ri dhe me talent. Që të gjithë janë grumbulluar deri më tani në U-21 dhe kanë treguar vlera. Por, çuditërisht ata mbeten jashtë grumbullimit të fundit  dhe nuk u ftuan, madje asnjëri për ndeshjen kualifikuese në Dublin me Irlandën. Në këtë listë ka futbollistë të Ligës së parë, që hyjnë në lojë vetëm për pesë minuta, sa për të përmbushur detyrimin e lojtarit nën moshë. Kjo vërtet është trishtuese dhe s’do koment ‘ !!!, thuhet nga Mirsad Çollaku, kryetar i klubit Liria. Në fakt, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U-21 është Rafet Prekazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat