De Biasi "kokë më kokë” me mbrojtësin Arlind Ajeti

Futboll

De Biasi "kokë më kokë” me mbrojtësin Arlind Ajeti

Më: 22 mars 2017 Në ora: 17:35
De Biasi e Ajeti

Në fillim të seancës, De Biasi qëndroi disa minuta “kokë më kokë” me mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili do të ketë shumë punë përballë sulmit të frikshëm italian.

Tekniku e këshilloi lojtarin, duke i kërkuar të jetë i qetë, i përqendruar dhe të mos bjerë pre e presionit të sulmuesve si Imobile dhe Beloti, të cilët mund ta fitojnë 11-metërshin fare kollaj, transmeton Panorama. 

Fakti që Ajeti e ka shok skuadre Belotin, duket sikur ia bën edhe më të lehtë mbrojtësit. Mirëpo, De Biasi i ka dhënë këshilla të qarta, duke e paralajmëruar së pari që të jetë i qetë dhe të evitojë ndërhyrjet e rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat