A do të pezullohet gjyqtari i ndeshjes Barcelonë-PSG?

Futboll

A do të pezullohet gjyqtari i ndeshjes Barcelonë-PSG?

Më: 22 mars 2017 Në ora: 18:54
Deniz Aytekin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se gjyqtari i ndeshjes Barcelona-PSG (që përfundoi me rezultat 6:1 për vendasit), Deniz Aytekin, nuk do të suspendohet. I shumëkritikuari për punën e tij në sfidën e kthimit të Champions-it mes katalunasve dhe parisienëve, në “Camp Nou”, turko-gjermani nuk do të ndëshkohet. “Ne nuk do ta pezullojmë gjyqtarin e kësaj ndeshjeje. Kur diçka nuk shkon mirë, ne e diskutojmë, por nuk ka çështje për pezullim. Është sikur të pezullojmë, ose dëbojmë një lojtar, i cili humb një penallti. Ky lojtar vetëm shkon në bankë ndeshjen e ardhshme, ose nuk preferohet më për të goditur penallti”, ka thënë Ceferin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat