Interi insiston në transferimin e dy yjeve të Romës

Futboll

Interi insiston në transferimin e dy yjeve të Romës

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:10
Ilustrim

Skuadra zikaltër kërkon të përforcohet për stinorin e ardhshëm.

Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan janë dy objektivat më të reja të Interit, për stinorin e ardshëm.

Për Manolas është raportuar edhe më parë që mund të transferohet në Milano, por emri i fundit është ai i mesfushorit belg Nainggolan që në stinorin e ardhshëm mund t’i bashkohet ekipit të Stefano Piolit.

Megjithatë Interi nuk do ta ketë të lehtë për të arritur te lojtarët pasi duhet të përballet me konkurrencën e klubeve të tjera, sidomos atyre nga Premier Liga, ku Chelsea i Antonio Contes vazhdon të insistojë që ta transferojë belgun në Stamford Bridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat