Në verë nisin negociatat për kontratat e Ozil dhe Sanchez

Futboll

Në verë nisin negociatat për kontratat e Ozil dhe Sanchez

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:41
Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez

Dy yjet e Arsenalit ende nuk kanë pranuar të vazhdojnë kontratat me klubin.

Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez mbeten në dyshim të madh nëse do të qëndrojnë ende te Arsenali apo do të largohen në përfundim të stinorit, pasi që kontratat e tyre me klubin përfundojnë në vitin 2018.

Bisedimet mes palëve nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani, por sipas trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, ato do të nisin me të përfunduar stinori aktual.

“Momentalisht nuk kemi marrëveshje me asnjërin”, ka deklaruar Wenger për beIN Sports.

“Kemi vendosur që pasi të përfundoj stinori të fokusohemi në këtë drejtim dhe kemi kohë të mjaftueshme që gjatë verës të gjejmë gjuhë të përbashkët”.

“Kur nuk ka marrëveshje dhe gjërat mbesin peng nuk është mirë as për ata dy, prandaj duhet që në verë ta gjejmë një zgjidhje”, ka përfunduar Wenger.

Të dy lojtarët i kanë vënë kusht klubit që t’ua rrisë pagat në mënyrë që të pranojnë vazhdimin e kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat