Selmani godet, o burra, nuk dihet ‘as kush han e as kush pinë!?’

Futboll

Selmani godet, o burra, nuk dihet ‘as kush han e as kush pinë!?’

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:28
Agron Selmani

Trajneri i futbollit Agron Selmani godet disa, sipas tij, janë disa matrapazë që e kanë prurë në pozicion të palakmueshëm sportin më të popullarizuar në botë. “Disa klube të Kosovës ende janë në proces të reformave të brendshme. Në ato klube mund të ndodh që në nuk dihet “as kush han e as kush pinë!?”. Kryesit e atyre klubeve zakonisht janë kryesi apo grupime të tre niveleve: Niveli i parë: -Janë njerëzit e emëruar nga politika ditore, ata janë njerëz me ndikim, kanë qasje të drejtpërdrejt në subvencionet e komunës, ata janë të angazhuar nëpër klube edhe për t’u promovuar, ata mund të ndikojnë indirekt edhe tek bizneset për të ndarë mjete financiare për klub dhe në të njëjtën kohë klubi atyre u ofron një mirënjohje me vlerë 0.5 centë dhe një raport të deformuar financiar.

Niveli i dytë: -janë njerëzit e vullnetit të mirëqë kontribuojnë me punë dhe me financa për klubin dhe vetëm për klubin por që i kanë mundësitë e kufizuara sidomos ato financiare (veteranët e sportit, njerëzit e bizneseve te vogla). Niveli i tretë: - janë matrapazët (kanceri i klubeve),ata gjejnë vetëm interesin e tyre personal nëpër klube, disa kanë jetuar dhe vepruar në perëndim, ata imponohen me idetë moderne properëndimore kurse ne fakt në perëndim ata njihen si grabitës te veturave dhe hajna ordiner, ata janë gjithmonë aty ku u vjen era e parave, si për zakon janë” kreativ” në harxhimin e mjeteve financiare, shpikin gjithçka dhe i arsyetojnë me gjithçka idetë e tyre, veprojnë periodikisht në emër te “dashurisë ndaj klubit” dhe në emër të “dashurisë ndaj klubit ” shkatërrojnë gjithçka përpara dhe kur shkatërrojnë gjithçka ikin me “bisht nën shalë” duke lënë klubet në gjendje të mjerë! …..Imagjino një mbledhje të kryesisë me këtë përbërje dhe ku për çudi niveli i parë dhe i dytë janë nën ndikimin e nivelit të tretë!”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat