Po ta kishte Kosova një stadium të këtij niveli!

Futboll

Po ta kishte Kosova një stadium të këtij niveli!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:42
Stadiumi në Maksimir

Na mungon infrastruktura sportive. Sherri i saj po luajmë jashtë Kosovës ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Është ndeshja e dytë që do të luajmë jashtë shtetit tonë, por fundja luajmë në shtetin amë, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër. Kosova (nesër, 20.45) ballafaqohet me Islandën, ndeshje e xhiros së pestë e grupit I.

Ndeshja e dytë zyrtare që luajmë në Shkodër, jo në Prishttinë,  jo në Mitrovicë, se nuk i plotësojnë kriteret këto stadiume. Eh, sikur të kishim një stadium të këtij niveli siç shihet në foto, pa dyshim se do të ishte qershia mbi tortë. Ky stadium është në Maksimir të Zagrebit, aty ku luan klubi i madh Dinamo nga Zagrebi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat