Taulant Xhaka për Blick: Nuk kemi çfarë të humbim, të përsërisim atë që bëmë kundër Portugalisë

Futboll

Taulant Xhaka për Blick: Nuk kemi çfarë të humbim, të përsërisim atë që bëmë kundër Portugalisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 mars 2017 Në ora: 12:17
Taulant Xhaka

Ylli italian, Marco Verratti (24) ka vlerë e shitjes sa gjithë skuadra e Shqipërisë. “Nuk kemi diçka për të humbur,” thotë Taulant Xhaka (25) përpara ndeshjes kualifikuese kundër Italisë, shkruan “BLICK”.

Rruga e Shqipërisë për në Rusi është e krahasueshme me një marshutë tepër të vështirë në malet e larta. Ata duhet të kalojnë përmes shkëmbinjve të fuqishme, të cilat quhen Italia dhe Spanja. Dhe pak ka mbetur për të pastruar rrugën, pasi Shqipëria ndodhet katër pikë pas dyshes favorite. Nëse njëmbëdhjetëshja e trajnerit Gianni de Biasi do humbas të premten kundër Italisë, shuhet përfundimisht ëndrra e KB.

Taulant Xhaka ama nuk dëshiron të dëgjojë për këtë: “Ne besojmë në kualifikimin e KB. Në këtë nivel duheti ti ta bësh atë, për shkak se ndryshe nuk ke gjasa.” Çfarë duket optimiste: Vjeshtën e 2014 Shqipëria fitoi kundër Portugalisë dhe u kualifikua në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, në vendin e dytë për KE.

Prej atëherë pritshmëritë nga tifozët janë rritur, ku mijëra prej tyre do udhëtojnë për në Palermo. “Deri tani ata na kanë mbështur shumë dhe kështu do ndodh edhe në Itali,” thotë Xhaka.

Dhe mbi cilin italian gëzohet më shumë? “Me Marco Verratti. Ai është i ngjashëm si unë, luan në qendër dhe ka cilësi në zotërimin e topit.” Në vjeshtë Xhaka dhe Verrati u takuan në kuadër të Champions League dyherë.

Të premten Verrati me vlerë 40 milion euro ka vlerën sa gjithë kombëtarja e Shqipërisë. Roli i favoritit është definuar qartë. Por për Xhakën kjo është ndryshe. “Ne duhet të luajmë, pasi nuk kemi çfarë humbim,” thotë lojtari i Bazelit. Ai e dijë: Pas një humbje të mundshme treni për në KB do jetë i papranueshëm për ata./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat