Lajm i mirë për Serie A, nga 2018 me 4 ekipe në Ligën e Kampionëve

Futboll

Lajm i mirë për Serie A, nga 2018 me 4 ekipe në Ligën e Kampionëve

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:40
Ilir

Katër ligat më të forta evropiane do të përfaqësohen me nga katër skuadra në Ligën e Kampionëve.

Tashmë është zyrtarizuar edhe nga UEFA, nga viti 2018 në Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve do të marrin pjesë katër ekipe nga katër kampionatet me të forta në Evropë. Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia  do të përfaqësohen me nga katër skuadra pa qenë nevojë që ndonjëra prej tyre të luajë në fazën para eliminatore apo në Play-Off.

Nga rregullat e reja të UEFA-s përfiton më shumë futbolli italian, që edhe për sezonin 2017-2018 do të përfaqësohet me vetëm dy skuadra në fazën e grupeve dhe një tjetër në fazën play-off që më pas mund të çojë në tre numrin e pjesëmarrësve.

Përfitimi ka ardhur falë klasifikimit të ri të kampionateve evropiane në fund të sezonit 2016/17. Në renditjen përfundimtare merren parasysh ecuria në pesë sezonet e fundit nga 2012 deri në 2017-ën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat