De Biasi: Me fitore ndaj Italisë, do të isha më i lumturi në botë

Futboll

De Biasi: Me fitore ndaj Italisë, do të isha më i lumturi në botë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:26
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Italisë.

Shqipëria do të jetë mysafirë i Italisë në ndeshjen kualifikuese për botërorin ‘Rusia 2018’, e cila luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Shqipërisë, De Biasi, e cilëson si ndeshje shumë të vështirë përballjen ndaj vendlindjes së tij, por nuk e mohon do të ishte i lumtur në rast fitoreje.

“Do të jetë situatë e vështirë dhe emocionuese për mua në momentin e himneve të dy Kombëtareve”, ka deklaruar fillimisht De Biasi në konferencë për shtyp.

“Edhe kur luani në plazh, ju luani për të fituar. Nesër të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv”.

“Nuk duhet ta shikoni fanellën që e keni veshur, por të fitoni për të”.

“Problemi jonë i vetëm është se luajmë me Italinë, në kohën kur gjithë futbollistët e saj janë në një formë të lartë”.

“Nëse fitojmë ndaj Italisë, do te jem personi më i lumtur në botë”, përfundoi trajneri i kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat