Simeone: Griezmann mund të largohet në fund të stinorit

Futboll

Simeone: Griezmann mund të largohet në fund të stinorit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:52
Antoine Griezmann dhe Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid nuk garanton qëndrimin e Antoine Griezmann.

Diego Simeone pranon se do të jetë e vështirë për Atletico Madrid që ta mbajë sulmuesin kryesor të skuadrës, Antoine Griezmann kjo edhe për shkak të klauzolës që klubi i ka vënë atij në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Secili klub që është i gatshëm të paguajë këtë shumë mund ta marrë lojtarin, i cili kërkohet veçanërisht nga Manchester United.

“A mund të largohet Griezmann në verë? Po sepse ai ka një klauzolë dhe kjo nuk jep garanci për ne. Për gjëra të tjera nuk jam në dijeni”, ka theksuar El Cholo për AS.

“Kam folur me të verën e shkuar dhe ai më ka premtuar që do të qëndronte nëse do ta bëja edhe unë një gjë të tillë. Më pas ishim marrë vesh që ai të vazhdonte kontratën. Por e them edhe njëherë se nuk e di nëse do të arrijmë ta mbajmë edhe për stinorin tjetër”, ka përfunduar Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat