Simeone: Po të doja të largohem nga Atletico kam patur 35 milionë arsye

Futboll

Simeone: Po të doja të largohem nga Atletico kam patur 35 milionë arsye

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:16
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, i cili që nga ardhja e tij në pankinën e këtij klubi në vitin 2011 ringjalli atë, kohën e fundit lidhet me kalimin në Inter ose Chelsea, si dhe në Arsenal, raporton Anadolu Agency (AA).

Argjentinasi temperament edhe njëherë për mediat spanjolle përgënjeshtroi këto informacione, duke thënë se nëse do të dëshironte të largohet ka patur për atë 35 milionë arsye.

“Po të doja të shkoja në ndonjë klub tjetër, kam patur 35 milionë arsye për atë. Por, në fund nuk kam shkuar, sepse nuk kam dashur, por edhe më tej nuk dua. Edhe më tej ndiej lidhje të fuqishme me identitetin e klubit dhe me ata që punoj këtu në baza të përditshme. Kam lidhje të madhe me ekipin dhe ndiej se në mënyrë shtesë mund ta freskojmë”, tha Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat