“Liverpooli skuadër ideale për Joe Hartin”

Futboll

“Liverpooli skuadër ideale për Joe Hartin”

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:51
Joe Hart

Ray Parlour beson se Liverpooli do të ishte klubi ideal për ish-yllin e Manchester Cityt, Joe Hart.

Hart aktualisht po luan në Serie A te Torino dhe pritet që të largohet nga Manchester City këtë verë pas përfundimit të periudhës huazuese.

Hart po lidhet me një kalim te Arsenali dhe të tjera klube të mëdha që kanë shprehur interesim për të, por legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, beson se Anfield është destinacioni perfekt për portierin.

“Petr Cech ka qenë prezent në gara të mëdha dhe ai ka fituar tituj”.

“Jam i sigurt se nëse Joe Hart dëshiron të kthehet në Angli, atëhrë do të ketë klube që do ta duan në skuadër”.

“Unë e shoh definitivisht në Angli, por jo tek top skuadrat”

“Liverpooli do të ishte shumë i përshtatshëm për të, por përpos Liverpoolit për të nuk shoh më shumë se sa një skuadër në mes të tabelës”, deklaroi Parlour.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat