Almog Cohen: Me fitoren kundër Shqipërisë arritëm suksesin më të madh të 30 vjetëve të fundit

Futboll

Almog Cohen: Me fitoren kundër Shqipërisë arritëm suksesin më të madh të 30 vjetëve të fundit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 mars 2017 Në ora: 09:21
Almog Cohen

Izraeli është kualifikuar në Kupën e Botës, për herë të parë dhe të fundit në 1970. “Është ëndërr e madhe që shteti jonë të përfaqësohet edhe njëherë në një turnir të tillë,” thotë lojtari izraelit Almog Cohen (28).

Izraeli ndodhet në vendin e tretë në Grupin G, pas Italisë dhe Spanjës, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Askush nuk ka besuar në aftësinë tonë deri në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë. Por me fitoren 3:0 kundër Shqipërisë kemi arritur suksesin më të madh të Kombëtares prej 20 viteve, mbase të 30 viteve. Ishte thjesht e mrekullueshme! Tani ndodhemi vetëm një pikë larg Spanjës dhe Italisë,” thotë 28 vjeçari për Sportbild./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat