Kosovë, o sonte o kurrë, ta mposhtim Islandën

Futboll

Kosovë, o sonte o kurrë, ta mposhtim Islandën

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:00
Pamje nga një ndeshje

Në mbrëmjen e sotme (20.45) do të zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme, që zgjojnë në këmbë kombin shqiptar! Në Shkodër kombëtarja e Kosovës ndeshet me Islandën dhe në Palermo Shqipëria sprovon Italinë. Kosova kërkon fitoren e parë historike përkatësisht në kuadër të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – Rusia 2018’, ndërsa Shqipëria shpreson të fitojë pikë ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme të grupi G. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, shpreson se me një lojë të mirë do të dalin me rezultat të favorshëm në ballafaqim me islandezët.

Kosovë, o sot o kurrë, duhet ta mposhtim Islandën. Bastet favorizojnë shumë Islandën në ballafaqim me kombëtaren e Kosovës, në takimin që luhet sonte në orën 20.45  në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Për fitoren e Islandës koeficienti sillet 1.35, 1.40, ndërsa barazimi 4.5 eventualisht 4.75 dhe për fitoren e Kosovës 8.00 eventualisht 8.5. Koeficientet janë koeficiente dhe gjithçka do të shihet në fushën e lojës. Kosova ka një barazim e tri humbje, kurse Islanda dy fitore, një barazim e një humbje në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Islanda është në vend të tretë me 7 pikë, tri me pak se lideri Kroacia dhe Kosova është e fundit (i gjashti) me vetëm 1 pikë të mbledhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat