Asllani me Cityn shumë afër gjysmëfinales së Championsit

Futboll

Asllani me Cityn shumë afër gjysmëfinales së Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:13
Kosovare Asllani feston fitoren me bashkëlojtare

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, me ekipin e saj Manchester City, janë shumë afër gjysmëfinales së Champions League.  Manchester City shënoi fitore në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Fortuna Hjorring nga Danimarka. Një fitore shumë më rëndësi dhe që i lehtëson punën vashave angleze për takimin e kthimit.  

Futbollistja shqiptare, që luan për kombëtaren e  Suedisë, u paraqit titullare, duke dhënë maksimumin në këtë triumf domethënës. Futbollistja amerikane Carli Lloyd shënoi në minutën e 36-të për fitoren e Cityt. Asllani është zëvendësuar në minutën e 67-të nga Parris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat