Media zvicerane: Kush do zëvendësojë liderin agresiv, Behramin?

Futboll

Media zvicerane: Kush do zëvendësojë liderin agresiv, Behramin?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 mars 2017 Në ora: 11:33
Valon Behrami

Lideri agresiv i helvetëve, Valon Behrami do mungojë gjatë ndeshjes kundër Letonisë, për shkak të një lëndimi. Shpresat janë që ai të zëvendësohet nga lojtari tjetër me karakter të ngjashëm Renato Steffen, shkruan “Blick”.

“Nuk shkon! Loja zhvillohet shumë herët,” thotë shqiptari nga Mitrovica. Ai ka dhimbje të forta në gju, ndërsa gjatë ndeshjes së fundit me Crystal Palace ka pasur edhe dhimbje në pjesën e epërme të këmbës.

Kush do e zëvendësojë Behramin? Edimilson Fernandes? Kushëriri i tij Gelson Fernandes? Ose edhe Remo Freuler, i cili luan në këtë pozicion me Atalanta Bergamo? Bazelisti Renato Steffen, një lojtar vendimtar është nominuar gjithashtu./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat