Shaqiri kthehet fuqishëm: Ekzekuton super rofeshata akrobatike sikur kundër Polonisë

Futboll

Shaqiri kthehet fuqishëm: Ekzekuton super rofeshata akrobatike sikur kundër Polonisë

Nga: Bota sot Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:49
Xherdan Shaqiri

Fansat e futbollit kanë pasur mundësi të shikojnë drejtpërsëdrejti stërvitjen e përfaqësueses zvicerane në Lauzanë, ku ka shkëlqyer me performancën e tij, gjilanasi, Xherdan Shaqiri. A nuk është përsëri KE, shkruan “Blick”.

Lexo edhe këtë: Shaqiri flet për 2016 dhe urimet për 2017: Vendimet e FIFA dhe UEFA të pakuptueshme, por të parëndësishme dhe relative

Trajneri zviceran Vladimir Petkovic në fund të stërvitjes i ka kushtuar rëndësi ushtrimit për gjuajtje në portë. Dhe papritur vijnë momentet magjike, ashtu si shënimi i golit të Shaqirit në çerekfinalen kundër Polonisë, përcjell botasot.info. Profesionisti i Stoke, i cili ka pauzuar pesë javë si pasojë e një lëndimi, ka ekzekutuar disa rofeshata akrobatike drejt kuadratit të portës. Kjo për të treguar se ai është në një gjendje super të mirë. Njëlloj si në 25 qershor 2016 në St. Etienne.

“Kur topi preku rrjetën ishte një emocion i papërshkrueshëm, që nuk do e harroj asnjëherë në jetën timë. Tifozët ishin tërësisht në këmbë, plot energji si asnjëherë më parë. Jam krenar me atë gol, gjithashtu për shkak se ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme. Kam marrë qindra mesazhe nga e gjithë bota dhe lajmet për mua tashmë lidhen me këtë gol,” tha Shaqiri gjatë intervistës së fund vitit që e keni të botuar ekskluzivisht në “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat