Shqipëria luan si finale me Italinë

Futboll

Shqipëria luan si finale me Italinë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 15:42
Bogdani me De Biasin

Ish-futbollisti Erjon Bogdani është intervistuar nga portali italian “Tuttomercatoweb”. Ish-sulmuesi kuqezi e konsideron si një finale sfidën e sotme.

Si vjen Shqipërinë në këtë sfidë?

E presim prej kohësh këtë ndeshje. Kjo vlen për skuadrën dhe popullin shqiptar. Për fat të keq, vijmë nga një periudhë jo sa duhet pozitive, nga dy humbje radhazi. Po ashtu, kemi disa probleme në mbrojtje, për shkak mungesash, por ende mund të bëjmë një lojë të madhe.
Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe si grup. Kjo ka qenë gjithmonë forca jonë dhe sonte duhet të përqendrohemi në këtë drejtim.

Po për Italinë çfarë mendoni?


Ekipi i "të kaltërve" është i fortë në të gjitha repartet, teksa në mbrojtje kanë formuar murin e Juventusit, sulmuesit shënojnë rregullisht, ndërkohë që edhe mesfusha është në formë. Siç tha edhe De Biasi, Shqipëria përballet me Italinë në momentin e saj më të mirë.

Flasim për mungesat. Cilat janë problemet kryesore për De Biasin?


Mbrojtja, siç thashë. Mungojnë Berisha në portë, ndërkohë që në mbrojyje nuk do të jenë si Mavraj e Djimsiti, për shkak se janë të pezulluar. Ndoshta nuk do të jetë edhe Ajeti, për të cilin është thënë se ka një problem të orëve të fundit. Me pak fjalë, do të jetë me të vërtetë e vështirë, por me zemër dhe kurajo mund t’ia dalim.

Qëllimi, ose ndoshta ëndrra, është kualifikimi…
Që kur e pash grupin tonë se kishim rënë me Spanjën dhe Italinë, e imagjinova që do ta kishim shumë të vështirë. Duhet të luftojmë për vendin e tretë. Kundër Izraelit ka qenë një lojë e çuditshme, e shënjuar nga vendimet e arbitrit. Tani duhet të marrim veten dhe të kthehemi te fitorja. Pse të mos e provojmë këtë edhe kundër Italisë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat