Mourinho në Zagreb

Futboll

Mourinho në Zagreb

Më: 24 mars 2017 Në ora: 15:50
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka udhëtuar drejt Zagrebit ku sot do të zhvillohet ndeshja mes Kroacisë dhe Ukrainës, e vlefshme për fazën kualifikuese të Rusi 2018. Portugezi është i vendosur të “djegë” klubet rivale. Si Chelsea dhe Liverpool, në garën për të siguruar 28-vjeçarin e zikaltërve Ivan Perishiç.

Asi nën mëngë i Mou është Predrag Mijatoviq, eksperti i transferimeve në Ballkan.

Lojtari i Inter ka qenë në radarin e Manchester United në muajt e fundit dhe ai do të ishte vetëm blerja e parë e asaj që pritet të jetë një verë shumë e nxehtë në “Old Trafford”. Mou po mendon të largojë disa lojtarë, me Wayne Rooney që pritet t’i thotë lamtumirë klubit në verë. Marouane Fellaini është lojtari tjetër që mund të largohet, teksa Mourinho kërkon të përforcojë skuadrën me më shumë lojtarë sulmues, të cilët mund të garantojnë më shumë gola. Në krye të kësaj liste janë Perishiç dhe Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat