Tri ndeshje suspendim për Dele Allin

Futboll

Tri ndeshje suspendim për Dele Allin

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:01
Dele Alli

Ylli i Tottenhamit ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA.

Dele Alli do t’i mungojë Tottenhamit në tri ndeshjet e para të edicionit të ardhshëm të garave evropiane, varësisht nga kualifikimi i ekipit londinez në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

Ky dënim vjen si pasojë e ndërhyrjes së ashpër që Alli ka bërë në ndeshjen e fundit të skuadrës në Ligën e Evropës ndaj Gent, ku Tottenhami u eliminua nga kjo garë.

Dele Alli ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë takim dhe dënimin do ta vuajë duke filluar nga stinori i ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat