Tifozët në stadiume, askush si Bayerni

Futboll

Tifozët në stadiume, askush si Bayerni

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:35
Allianz Arena

Bayern Munich është klubi i vetëm në Evropë që në çdo ndeshje e ka të mbushur stadiumin e vet.

Allianz Arena është i mbushur me kapacitet të plotë në çdo ndeshje që Bayern Munich e zhvillon në stadiumin vet në kuadër të Bundesligës.

Stadiumi i bavarezëve ka kapacitet prej 75 mijë ulëseve dhe mbetet i vetmi në Evropë që në çdo ndeshje është i mbushur plotë me 100% të kapacitetit.

Në fakt në Top 10-she janë vetëm klubet nga Bundesliga dhe Premier Liga duke lënë prapa ato të La Ligës dhe Serie A.

Vendi i dytë ndahet nga stadiumi i Freiburgut dhe ai i Chelseat. Në vendin e katërt është Arsenali që ka një mesatare prej 99.53% të tifozëve në çdo ndeshje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat