Kombëtarja shqiptare niset drejt stadiumit

Futboll

Kombëtarja shqiptare niset drejt stadiumit

Më: 24 mars 2017 Në ora: 19:42
Një atmosferë e jashtëzakonshme është krijuar jashtë stadiumit, ku nuk mungojnë edhe tifozët e shumtë të kombëtares kuqezi

Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë lënë hotelin për t’u drejtuar te stadiumi “Renzo Barbera” në Palermo, ku në ora 20.45 do të fillojnë përballjen me Italinë.

Një atmosferë e jashtëzakonshme është krijuar jashtë stadiumit, ku nuk mungojnë edhe tifozët e shumtë të kombëtares kuqezi.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”, në kuadër të grupit G.

Italia aktualisht renditet e dyta në grupin G, me pikë të njëjta sa ka Spanja në vendin e parë, 10 pikë, derisa Shqipëria renditet e katërta me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat