Paraqitje dinjitoze e Kosovës, fitorja Islandës! Italia triumfoi ndaj Shqipërisë

Futboll

Paraqitje dinjitoze e Kosovës, fitorja Islandës! Italia triumfoi ndaj Shqipërisë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2017 Në ora: 21:11
Kosova - Islanda

Islanda triumfoi me rezultat 2:1 ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Futbollistët tanë treguan lojë të mirë por pësuan dy gola në saje të gabimeve që bënë në periudhën e parë të lojës. Për Kosovën është humbja e katërt dhe ka vetëm një barazim nga pesë ndeshjet e zhvilluara në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Në minutën e 12-të, Atdhe Nuhiu ka pasur mundësi për të shënuar, por goditja e tij ka qenë e lehtë për portierin rival. Fati në anën e Islandës në minutën e 21-të.  Sulmuesi Valon Berisha për bukuri lirohet dhe nga rreth 22-23 metra dërgon një projektil të vërtetë, për fat të keq të tij topi qëllon tërthorësen dhe shkoi mbi portë.  

Në minutën e 25-të, mbrojtja e Kosovës në gjumë, ndërsa Sigurdsson del në pozitë shumë të mirë, gjuajtjen e tij e ndali portieri Samir Ujkani dhe topi rikthehet deri te Bjorn Sigurdarson i cili pa vështirësi shënoi nga afërsia, 0:1. Në minutën e 33-të, Benjamin Kololli panevojë e rrëzoi Saevarsson dhe gjyqtari akordoi penallti. Gylfi Sigurdsson me mjeshtëri gjuajti nga penalltia dhe shtoi epërsinë në 0:2 në minutën e 34-të. Në fillim të pjesë së dytë,  Milot Rashica nga 25 metra gjuajti larg mbi portën e mysafirëve.  Sulmuesi Besart Berisha pati rast të qindpërqindtë, por gjuajtja e tij nga afërsia devijohet nga mbrojtja rivale pikërisht në minutën e 52-të. Pas një minute (53'), ndeshja e parë goli i parë për sulmuesin Atdhe Nuhiun që luan për Sheffield Wed. Harkim për bukuri i Herolind Shalës dhe Nuhiu nga afërsia me kokë plasoi topin në rrjetë, 1:2. Në minutën e 76-të. Donis Avdija debutoi për Kosovën, godet mjaft mirë, por e plogësht dhe e parrezikshme për islandezët.  Kosova bëri paraqitje dinjitoze, ndërsa fitorja i takoi Islandës.

Image

Kosova-Islanda 1:2

Stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Soares Dias nga Portugalia.
Shënues: Nuhiu (53') - Sigurdarson (25'), Sigurdsson (34'-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Kololli, Kryeziu, Shala.
Kosova: Ujkani, Perdedaj (Avdijaj 74'), Rrahmani, Pnishi, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica (Celina 64'), V. Berisha, Bes. Berisha (Bern. Berisha 82') dhe Nuhiu.
Islanda: Halldorsson, Saevarsson, Arnason, Sigurdsson, Skulason, Traustason (Gislaso 72'), Gunnarsson, Bj. Sigurdsson (Skulason 86'), Hallfredsson, Sigurdarson dhe Kjartansson (Bodvarsson 69') .

Grupi I
Kosova-Islanda    1:2
Kroacia-Ukraina    1:0
Turqia-Finlanda    2:0

Tabela

1. Kroacia  5    4    1    0    13
2. Islanda   5    3    1    1    10
3. Ukraina  5    2    2    1    8
4. Turqia    5    2    2    1    8    
5. Finlanda    5    0    1    4    1
6. Kosova   5    0    1    4    1

Italia triumfon ndaj Shqipërisë

Italia arkëton tri pikë në ballafaqim me Shqipërinë, duke shënuar fitore me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll.  Shqipëria me gjithë humbjen, bëri paraqitje të mirë ndaj italianëve. Në minutën e 11-të, penallti për Italinë. Beloti rrëzohet në zonë pas një kontakti me Migjen Bashën dhe gjyqtari tregon nga pika e bardhë. Në minutën e 12-të, futbollisti Daniele de Rossi ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke e mposhtur portierin Thomas Strakosha, 1:0. Në minutën e 43-të, Beloti përfiton nga një pozicionim i gabuar i mbrojtjes kuqezi për t’u shfaqur i vetëm para Strakoshës, por ky i fundit devijon me refleks goditjen e shpejtë të sulmuesit.

Image

Në fund të pjesës së parë,  Roshi vazhdon të shfaqet rrezikshëm në krahun e majtë ku arrin të fitojë duelet me Zapakostën. këtë radhë, ai provon me një gjuajtje me harkim për në shtyllën e dytë, por nuk ka koordinimin e duhur dhe topi kalon lart kryqëzimit të shtyllave. Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të, Memushaj provon të krosojë nga e majta, por mbrojtja e kaltër është e vëmendshme dhe largon topin  Italia e rrezikshme. Në minutën e 53-të, pas një pasim të marrë nga Beloti, Imobile rrezikon, por Ajeti e ndalon. "Plisat”  prishin paksa ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Pasi kanë hedhur masivisht fishekzjarrë dhe shashka gjatë gjithë ndeshjes, në minutën e 57 ata kanë hedhur disa tymuese që bënë të pamundur vazhdimësinë e ndeshjes. Më pas vazhdoi takimi dhe futbollisti Immobile shënoi në minutën e 71-të për fitoren 2:0.

Italia-Shqipëria 2:0
Stadiumi "Renzo Barbera" në Palermo.
Gjyqtar: Slavko Vinçiç(Sllovenia).
Shënues: De Rossi (12'-nga penalltia), Immobile (71').
Kartonat e verdhë:Memushaj, Agolli, Veseli, Cikalleshi, Kukeli.
Italia: Buffon, Zappacosta, Barzagli, Bonucci, De Sciglio, Candreva, De Rossi, Verratti, Insigne, Immobile dhe Belotti.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Ajeti, Agolli, Basha (Llullaku 87'), Kukeli, Memushaj, Lila (Sadiku 67'), Cikalleshi dhe Roshi (Grezda 78').

 
Grupi G

Spanja-Izraeli    4:1
Lihteshtejni-Maqedonia    0:3
Italia-Shqipëria    2:0

Tabela

1. Spanja    5    4    1    0    13
2. Italia       5    4    1    0    13
3. Izraeli     5    3    0    2    9
4. Shqipëria    5    2    0    3    6
5. Maqedonia     5    0    0    5    3
6. Liechtenstein    5     0    0    5    0 

Islanda triumfoi me rezultat 2:1 ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Futbollistët tanë treguan lojw tw mirw por pwsuan dy gola nw saje tw gabimeve. Për Kosovës është humbja e katërt dhe ka vetëm një barazim nga pesë ndeshjet e zhvilluara në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll. 

90' katër minuta shtesë, vazhdon Islanda në epërsi 1:2.

86' Kosova bënë orvatje për barazim, Islanda mundohet të ruajë rezultatin.

82' Vazhdon Islanda të jetë në epërsi me 1:2, megjithatë ka ende kohë për të barazuar. Bernard Berisha futet në lojë në vend të Besart Berishës.

76' Donis Avdija që debutoi për Kosovën godet mjaft mirë, por e plogësht dhe e parrezikshme për islandezët.

74'  Fanol Perdedaj largohet nga loja shkaku i lëndimit, kurse në vend të tij futet Donis Avdijaj.

64' Milot Rashica largohet, në vend të tij futet Bersant Celina. 

61' Islanda orvatet të shtoi epërsinë, kurse djelmoshat e Kosovës luajnë me zemër dhe gjithnjë të rrezikshëm.  

55' Kosova po sulmon, kërkon barazimin.

 53' Ndeshja e parë goli i parë për sulmuesin Atdhe Nuhiun që luan për Shiffield Wed. Harkim për bukuri i Shalës dhe Nuhiu nga afërisa me kokë plasoi topin në rrjetë, 1:2.

52' Sulmuesi Berisha rast të qindpërqindtë, por gjuajtja e tij nga afërsia devijohet nga mbrojtja rivale. 

48' Kosova mundohet të jetë më ofensive për të përmbysur epësinë e Islandës, por mbrojtja e Islandës luan me shumë siguri.

46' Milot Rashica nga 25 metra gjuajti larg mbi portën e mysafirëve.

Filloi pjesa e dytë.

 Përfundoi pjesa e parë, 

44' Islanda kërkon edhe golin e tretë, kurse Kosova po has ë vështirësi ndaj mbrojtjes rivale. Rashica u mundua të rrezikojë pa sukses.

38' Kosova në 25 minutat e parë luajti mjaft mirë, por nuk shënuan me gjithë që goditën një herë tërthorësen.

34' Gylfi Sigurdsson me mjeshtëri gjuajti nga penalltia dhe shtoi epërsinë në 0:2.

33' Benjamin Kololli panevojë e rrëzoi Saevarsson dhe gjyqtari akordoi penallti.

32' Islanda luan me siguri megjithëse vazhdimisht janë në presion nga sulmuesit e Kosovës.

29'' Kosova po kërkon barazimin ndaj një Islande që po mbrohet mirë. 

25' Mbrojtja e Kosovës në gjumë, ndërsa Sigurdsson del në pozitë shumë të mirë, gjuajtjen e tij e ndali portieri Samir Ujkani topi rikthehet deri te Sigurdarson i cili pa vështirësi shënoi nga afërsia 0:1. 

21' Fati në anën e Islandës. Valon Berisha për bukuri lirohet dhe nfa rreth 22-23 metra dërgon një projektil, për fat të keq të tij topi qëllon tërthorësen dhe shkoi mbi portë. Rasti më i mirë deri më tash.

21' Edhe më tutje 0:0, djelmoshat janë në kërkim të golit të parë megjithëse mungojnë rastet.

18' Nuk ka ndryshim rezultati, të dyja ekipet luftojnë, ndërsa Kosova luan mjaft mirë. 

12' Atdhe Nuhiu pati mundësi për të shënuar, por nuk befasohet portieri, pasi që goditje që e lehtë me kokë. 

9' Deri më tash nuk ka ndonjë rast të veçantë, por të dyja palët tentojnë për të shënuar.

 5' Ndeshje e baraspeshuar, Kosova tenton të marrë iniciativën kundër Islandës. 

4'  Në stadiumin "Loro Boriçi" është atmosferë e mirë, me mijëra shikues, por jo i mbushur stadium, ashtu siç pritej. 

Italia-Shqipëria

"Plisat” kanë vendosur të prishin ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Pasi kanë hedhur masivisht fishekzjarrë dhe shashka gjatë gjithë ndeshjes, në minutën e 57 ata kanë hedhur disa tymuese që bënë të pamundur vazhdimësinë e ndeshjes.

Ndeshja Itali – Shqipëri është ndërprerë derisa po zhvillohej minuta e 57.

Kjo për shkak se tifozët kanë ndezur fishekzjarrë nga të cilat stadiumi është mbuluar me tym dhe është pamundësuar që të ketë lojë.=

Rezultati i ndeshjes deri në këtë moment ka qenë 1:0 për italianët ku pas 12 minutave kishte shënuar në minutën e 12.

Sipas asaj që raportohet tash për tash është se tymi është shkaktuar nga Tifozat Kuqezi.

Tifozët shqiptarë, shkruan Goal.com se nga fillimi i ndeshjes kanë ndezur fishekzjarr dhe se gjyqtari përfundimisht vendosi që t’i nxjerr futbollistët nga fusha, pasi që ajo e tëra ishte mbushur me tym.

53′ Italia afrohet kërcënueshëm në zonën tonë. Pas një pasim të marrë nga Beloti, Imobile turret drejt portës, por Ajeti i ndërhyn dhe e ndal. Topin e kontrollon Strakosha, ndërsa skuadra vendase pretendon për prekje të topit me dorë nga qendërmbrojtësi kuqezi.

49′ Memushaj provon të krosojë nga e majta, por mbrojtja e kaltër është e vëmendshme dhe largon topin.

45′ Roshi vazhdon të shfaqet rrezikshëm në krahun e majtë ku arrin të fitojë duelet me Zapakostën. këtë radhë, ai provon me një gjuajtje me harkim për në shtyllën e dytë, por nuk ka koordinimin e duhur dhe topi kalon lart kryqëzimit të shtyllave.

43′ Beloti përfiton nga një pozicionim i gabuar i mbrojtjes kuqezi për t’u shfaqur i vetëm para Strakoshës, por ky i fundit devijon me refleks goditjen e shpejtë të sulmuesit.
24′ Ansi Agolli merr karton të verdhë për një faull (të panevojshëm) ndaj Zapakostës në mesfushë. Kapiteni mungon në transfertën e ardhshme ndaj Izraelit.

11′ Penallti për Italinë. Beloti rrëzohet në zonë pas një kontakti me Migjen Bashën dhe arbitri tregon nga pika e bardhë. Penallti e dyshimtë, ndërsa Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta. 11' Italia kaloi në epërsi falë golit nga penalltia. Futbollisti Daniele de Rossi ka qenë i pagabueshëm, duke e mposhtur portierin Thomas Strakosha.

Filloi ndeshja, Kosovë-Islandë. Kur kanë mbetur pak minuta para fillimit të takimit Kosovë – Islandë, “Dardanët” po vazhdojnë me përkrahje të zjarrtë për përfaqësuesen e Kosovës.

Image

Lojtarët dalin në tapetin e ‘nxehtë’ 

Futbollistët e Kosovë dhe te Islandës kanë dal në tapetin e ‘nxehtë të ‘Loro Boriqit’.

Kosova dhe Islanda do të ndeshen pas pak minutash në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës ‘Rusi 208’.

Kosova-Islanda e Italia-Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës është e mobilizuar deri në pikën e fundit që të dalin të pamposhtur në përballje me Islandën, e cila luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, ndeshje e xhiros së pestë të grupit I, e cila zgjon kureshtje të madhe në mesin e tifozëve sidomos ‘Dardanët’ janë lojtari i 12-të.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, e ka më së të njohur Islandën që është e 23-ta në ranglistën e FIFA-s dhe ne çerekfinalen e Euro 2016. Një fakt, sulmuesi më i  mirë në kampionatin australian, Besart Berisha, anëtar i Melbourne Victory, kampion në fuqi, do të debutojë në fanellën e kombëtares së Kosovës. Kosova është në vend të gjashtë me 1 pikë, kurse Islanda e treta me 7 sosh. Shqipëria për ta befasuar Italinë (sonte 20.45) në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo.

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, beson e shpreson në një paraqitje të mirë, në një rezultat të favorshëm ndaj gjigantit botëror. Sfidë që me padurim pritet nga shqiptarët dhe italianët. Si për njërën kombëtare po ashtu edhe palën tjetër pikët janë më së të domosdohshme në kuadër të grupit G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’. Ndeshje e xhiros së pestë, ndërsa Shqipëria është në vend të katërt me 6 pikë, katër me pak se Italia në pozitën e dytë dhe lideri Spanja.

Grupi I

Tabela

1. Kroacia  4       3       1       0       10

2. Ukraina  4       2       2       0       8

3. Islanda   4       2       1       1       7

4. Turqia    4       1       2       1       5    

5. Finlanda 4       0       1       3       1

6. Kosova   4       0       1       3       1

Image

Grupi G

Tabela

1. Spanja    4       3       1       0       10

2. Italia       4       3       1       0       10

3. Izraeli     4       3       0       1       9

    

4. Shqipëria         4       2       0       2       6

5. Maqedonia     4       0       0       4       0

6. Liechtenstein  4       0       0       4       0 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat