Shqipëri e “hidhur”, Italia rrëzon kuqezinjtë, dështojnë tifozët dhe skuadra

Futboll

Shqipëri e “hidhur”, Italia rrëzon kuqezinjtë, dështojnë tifozët dhe skuadra

Më: 24 mars 2017 Në ora: 22:53
Shqipëri - Itali

Shqipëria u dorëzua në sfidën përballë Italisë e zhvilluar në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos. Kuqezinjtë nuk arritën të përballonin kombëtaren e kaltër duke u mposhtur me rezultatin 2-0.

Pas një fillimi të mirë të ekipit shqiptar dhe një rasti të pastër të Cikalleshit, Italia u zgjua dhe kaloi në avantazh në momentin kur gjyqtari akordoi një 11 metersh si pasojë e një tërheqjeje të Bashës ndaj Belottit. De Rossi nga pika e bardhë u tregua i saktë duke i dhuruar epërsinë ekipit vëndas.

Image

Në pjesën e dytë loja u ndërpre për rreth 10 minuta pasi grupimi i tifozerisë shqiptare “Plisat” ndezi tymuese në stadium duke vështirësuar pamjen në impiantin e qytetit të Palermos.

Takimi rifilloi dhe Italia dyfishoi me autor Ciro Immobilen që shënoi me kokë i asistuar nga Zapakosta. Gjithcka u mbyll me rezultatin 2-0 për kombëtaren italiane, me këtë disfatë zvaniten shpresat e kuqezinjve për tu kualifikuar në Botërorin e Rusise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat