Hallgrimson: Ishim me fat që nuk morëm golin e dytë

Futboll

Hallgrimson: Ishim me fat që nuk morëm golin e dytë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:21
Heimir Hallgrimson

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimson ka thënë se ishin më fat që nuk pësuan golin e parë në fillim të takimit, por po ashtu ai theksoi se fati u ndihmoi edhe për të mos pësuar golin e dytë.

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimson, pas takimit Kosovë-Islandë, falënderoi shqiptarët për pritje tw mirw dhe shtoi se kanë ditur se do të jetë një lojë e vështirë kundwr Kosoves dhe komplimentoi selektorin Bunjaki, për një punë të mirë në përfaqësuesen e Kosovës.

Hallgrimson: Ishim me fat që nuk morëm golin e dytë

“Sa i përket lojës, siç e pamë ne, Kosova kishte iniciativë në gjysmën e pjesës së parë. Kishim fat që shënuam golin e parë e me pas morëm lojën nën kontroll, pastaj shënuam edhe golin e dytë dhe ishim me fat që nuk morëm golin e dytë. Largohemi këtu me tri pike, që janë me fat”, tha Hallgrimson.

Ai po ashtu pohoi se qëllimi i tyre është që të kualifikohen në Botërorë.

Hallgrimson: Pas kësaj loje ne do të ndeshemi me Kroacinë

“Pas kësaj loje ne do të ndeshemi me Kroacinë, që do të jetë një lojë fantastike. Ne ishim në Evropian, dhe qëllimi ynë është të kualifikohemi në Botëror. Tash jemi në pozitën e dytë dhe kjo na bënë të ndihemi mirë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat