De Biasi: Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi

Futboll

De Biasi: Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:27
De Biasi

Strategu i kombëtares shqiptare Giani De Biasi është shprehur i kënaqur pas ndeshjes me Italinë, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultat 2:0.

Ai pas takimit ka deklaruar për mediat shqiptare se në ndeshjet kundër ekipeve të forta si Spanja dhe Italia është shumë vështirë për të shënuar.

“Mendoj se sot bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli”, ka thënë ai.

Pavarësisht se italianët dominuan plotësisht në pjesën e dytë, De Biasi konsideron se paraqitja e të përzgjedhurve të tij ishte e mirë.

“Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi. Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi”, ka thënë De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat