Basha ndihet fajtor për shkaktimin e penalltisë

Futboll

Basha ndihet fajtor për shkaktimin e penalltisë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:45
Migjen Basha

Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha, pas takimit ka pranuar përgjegjësinë për penalltinë e shkaktuar në ndeshjen me Italinë.

“Fajtor jam unë në atë rast. Të vjen keq të humbësh në këtë mënyrë, sepse përveç penalltisë s’më kujtohen shumë raste të Italisë, përveç një goditjeje”, ka thënë ai.

Basha po ashtu ka theksuar se kombëtarja shqiptare është dashur të sulmojë më mirë, por nuk ia arritën kundër një Italie, ndaj të cilës gjithmonë duhet pasur kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat