Milan, kalimi te kinezët në 14 Prill

Futboll

Milan, kalimi te kinezët në 14 Prill

Më: 25 mars 2017 Në ora: 00:19
Milan

Një tjetër hap përpara, Milani është tashmë edhe më pranë kinezëve. Kësti prej 30 milionë Euro është derdhur në llogari të Fininvest, shumë e cila i bashkohet 20 milionë të tjerave të derdhura në datën 22 Mars. Deri në këto momente, në llgarinë e kompanisë së drejtuar nga Silvio Berlusconi janë arkëtuar 250 milionë Euro në total pas dy kësteve të para me nga 100 milionë. Aktualisht, të gjitha të dhënat të çojnë drejt shitjes së klubit brenda këtij sezoni sepse deri në 14 Prill duhet të derdhen edhe 350 milionë të tjera në mënyrë që kompania kineze “Sino-Europe Sports” të sigurojë shumicën e aksioneve.

Palët po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të gjitha çështjet që janë ende pezull sepse grupi aziatik ka dhënë garanci që do të paguajë brenda pak ditësh edhe 50 milionë Euro të tjera për të arritur në kuotën 300 milionë në total. Disa muaj më parë, presidenti Berlusconi dhe të interesuarit nga Kina arritën marrëveshjen për shitjen e pjesës dërrmuese të klubit për vlerën e 600 milionë Eurove por për shkak të problematikave të shumta finalizimi nuk u bë brenda vitit të shkuar dhe marrëveshja nuk u firmos.

Në këtë mënyrë, sezonin e ri MIlani mund ta nisë me pronarë të rinj duke i dhënë fund epokës Berlusconi që e drejtoi Milanin për më shumë se tre dekada duke e bërë një nga klubet më të titulluar të planetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat