Agolli tregon se çfarë i tha Buffon te përqafimi

Futboll

Agolli tregon se çfarë i tha Buffon te përqafimi

Më: 25 mars 2017 Në ora: 07:23
Ansi Agolli

Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli ka shpjeguar momentin e përqafimit me homologun italian Gianlugi Buffon para fillimit të ndeshjes Itali – Shqipëri.

“Bufonin e urova në emrin tim dhe të skuadrës për ndeshjen e 1000-të, kurse ai më falënderoi. Ishte një moment shumë i bukur”, u shpreh mbrojtësi.

34-vjeçari komentoi edhe ndërprerjen e ndeshjes pas hedhjes së tymueseve nga tifozët shqiptarë.

“Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, megjithatë janë tifozët tanë dhe duhet t’i mirëkuptojmë”.

“Mendoj se bëmë një lojë mjaft të mirë përballë një skuadre të madhe. Italia u tregua cinike dhe na ndëshkoi me një penallti në dy herë që erdhi te porta në pjesën e parë. Kurse ne patëm dy-tri raste që nuk i shfrytëzuam dhe më shumë për këtë na vjen keq. Në përgjithësi mendoj se bëmë një lojë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat