Pamje të reja nga stadiumi, ja kush e ndërpreu ndeshjen me Italinë

Futboll

Pamje të reja nga stadiumi, ja kush e ndërpreu ndeshjen me Italinë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:58
Italia-Shqipëria

Tymueset në fushën e stadiumit të Palermos u hodhën nga grupimi i “Elite Illyria” dhe “Plisat”, tifo-grupi që është treguar i papërmbajtshëm gjatë ndeshjes me Italinë. Në videon më poshtë tregohen filmimet e bëra nga vetë tifozët, pikërisht në zonën nga ku u hodhën shashkat, që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.

Në minutat e para të pjesës së dytë të ndeshjes me Italinë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, vazhdimi i lojës u bë i pamundur për shkak të tymit në fushë. Pas ankesave të lojtarëve italianë, arbitri mori topin dhe u fut në ambientet brenda stadiumit. Situata në fushë ishte kaotike për shkak të tymueseve që u hodhën nga tifozët shqiptarë.

Një steward është plagosur lehtë nga shashkat e hedhura nga tifozët shqiptarë, raportojnë mediat italiane. Në videon më poshtë duket se flakadanët janë ndezur jo vetëm në sektorin ku qëndronin Plisat, por edhe tifo-grupe të tjera shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat