Itali-Shqipëri, Tifozët Kuq e Zi: Ja pse hodhëm flakadanë në fushë

Futboll

Itali-Shqipëri, Tifozët Kuq e Zi: Ja pse hodhëm flakadanë në fushë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 10:51
Pamje nga ndeshja Itali-Shqipëri

Një ditë pas përballjes Itali-Shqipëri, të vlefshme për Botërorin Rusi 2018, janë zbardhur arsyet që i shtynë tifozët shqiptarë që të hedhin flakadanë dhe tymuese në fushën e lojës.

Burime pranë grupimit Tifozët Kuq e Zi thonë se flakadanët u hodhën në shenjë proteste ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, sepse në ndeshjet brenda vendit nuk i ka lejuar tifozët të futen me flamuj dhe simbole të tjera, si dhe u kanë ushtruar kontroll tej mase të fortë, të cilin tifozët e cilësojnë si presion.

Flakadanët dhe tymueset u hodhën në një moment kur të besuarit e De Biazit po luanin mirë dhe kishin krijuar disa kundërsulme të rrezikshme në zonën kundërshtare. Pas ndërprerjes së ndeshjes nga gjyqtari slloven lajmi u përhap në mediat kryesore italiane dhe ato ndërkombëtare.

E gjithë situata ishte disi befasuese për vet faktin që tifozët kuq e zi lanë një imazh mjaft të mirë në Europianin e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat