Ja si do të quhet stadiumi i ri i Barcelonës

Futboll

Ja si do të quhet stadiumi i ri i Barcelonës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 13:52
Stadiumi i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar se stadiumi i tyre i ardhshëm në Ciutat Esportiva do të emërohet me emrin e legjendës Johan Cruyff.

Ciutat Esportiva aktualisht mban sesione trajnimi të ekipit të parë dhe ndeshjet konkurruese për ekipet e të rinjve, me objektin që mban pesë fusha me bari natyra dhe katër me ato artificial.

Baza e trajnimit, e cila është quajtur zyrtarisht “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, u hap më 1 qershor 2006 dhe u emërua në nder të Gamper, themeluesi i klubit.

Megjithatë, u njoftua në vitin 2015 se Barcelona do të ndërtoj një stadium të ri rezervë në Ciutat Esportiva dhe kjo është konfirmuar se ky vend do të mbajë emrin Cruyff.

“Stadiumi i ardhshëm në Ciutat Esportiva do të emërohet Johan Cruyff”, ka thënë Bartomeu në një konferencë për shtyp të shtunën.

Klubi gjithashtu do të ndërtojë edhe një statujë përkujtimore për Cruyffin në terrenin e ri.

Ndryshe, Cruyff vdiq nga kanceri në mushkëri marsin e kaluar dhe në përgjithësi konsiderohet si figura më me ndikim në historinë e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat