Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zvicër – Letoni, ku asnjëra palë nuk kanë arritur që të tundin portat kundërshtare.
Në garat e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2018, në Grupin B, ku Zvicra është liderë, është duke u zhvilluar edhe takimi tjetër, Andorra – Ishujt Faore, edhe në këtë takim nuk ka pasur shënime në pjesën e parë.
Në Grupin A, Suedia është në epërsi ndaj Bjellorusisë me një gol.
Ndërsa në Grupin H, Bosnje e Hercegovina ka tundur dy herë portën e Gjibeltarit, kurse në takimin Qipro – Estoni, nuk ka shënim.