Samir Ujkani ka një mesazh prekës pas humbjes së Kosovës

Futboll

Samir Ujkani ka një mesazh prekës pas humbjes së Kosovës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 20:47
Samir Ujkani

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovë, ka shkruar një mesazh në Facebook pas humbjes nga Islanda me rezultat 1:2.

Portieri i ekipit italian, Pisa thotë se ekipi i Kosovës po rritet dita ditës sikur fëmija.

“Te gjithë thonë: “Humbja të bën më të fortë”! Ne jemi duke kërkuar fitoren lojë pas loje. Po rritemi, pa u vënë re, si fëmijët që befas një ditë i sheh sa të mëdhenj janë bërë. Do të vijë shpejtë koha të nxjerrim jashtë atë që kemi brenda në shpirt”, ka shkruar Ujkani.

“Në humbje a në fitore, unë jam krenar me shokët e mi. Ne jemi drejt një rruge më të bashkuar se kurrë, për një qëllim të vetëm “Të rritemi, dhe të ju bëjmë krenarë”, ka shtuar ish portieri i Palermos dhe Novaras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat