Portugalia avancon, Holanda po humb nga Bullgaria

Futboll

Portugalia avancon, Holanda po humb nga Bullgaria

Më: 25 mars 2017 Në ora: 21:42
Christiano Ronaldo

Në derbin e sotëm që po zhvillohet për kualifikim në Botërorin “Rusia 2018”, në pjesën e parë Portugalia po avancon me 2 gola ndaj Hungarisë, me golat e shënuar nga Silva (32’) dhe Ronaldo (36’).

Portugezët të cilët luajnë në Grupin B, gjatë tërë lojës ishin dominues në lojë, duke treguar një kualitet të vërtetë.

Ndërsa befasia e natës është humbja që është duke pësuar Holanda ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0, kurse Franca është duke avancuar ndaj Luksemburgut 1-2. Të dy takimet janë pjesë e Grupit A.

Në Grupin H, Belgjika – Greqia kanë përfunduar pjesën e parë pa gola.

Në ora 18:00 janë zhvilluar këto takime:

Grupi A:

Suedi – Bjellorusi 4-0

Grupi B:

Zvicër – Letoni 1-0

Andorra – Ishujt Faore 0-0

Grupi H:

Bosnje e Hercegovinë – Gjibeltar 5-0

Qipro – Estoni 0-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat