Shala: Dhamë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv

Futboll

Shala: Dhamë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv

Më: 25 mars 2017 Në ora: 21:46
Herolind Shala

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka shkruar në Facebook se ndaj Islandës dhanë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv, ndërsa premton do ta shpërblejnë besimin me një kampionat evropian apo botëror.

“U munduam shumë, dhamë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv, një fitore për ju që na përkrahni gjithmonë dhe nuk po na leni të vetëm në asnjë moment. Nuk ia dolëm në fund, por ne do të vazhdojmë rrugën e nisur, do t’iu bëjmë krenar, do ta shpërblejmë besimin tuaj me një kampionat evropian apo botëror së shpejti. Faleminderit për mbështetjen dhe na falni për zhgënjimin. Ju duam dardanë. #HS6”, ka shkruar Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat