Holanda bën vetëvrasje

Futboll

Holanda bën vetëvrasje

Më: 25 mars 2017 Në ora: 23:12
Holanda

Fitore të lehta për Francën e Portugalinë, ngec Belgjika ndërsa bën harakiri Holanda. Mbrëmja e të Shtunës e eliminatoreve të Botërorit dhuroi jo pak surpriza edhe pse një pjesë e mirë e skuadrave të mëdha fituan.

5 fitore në 5 takime, Zvicra fluturon në grupin B të eliminatoreve të Botëororit Rusi 2018, teksa kryeson me pikë të plota. Ndaj Letonisë në Gjenevë vendosi gjithcka një gol i Josip Drmic në të 66-tën vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë. Nuk kishte një ndeshje aq e thjeshtë për Zvicrën por gjithsesi pas kësaj fitoreje, kualifikimi direkt në Botërorin rus është më afër për Granit Xhakën, Blerim Dzemailin, Xherdan Shaqirin dhe Admir Mehmedin, 4 futbollistët shqiptare që u aktivizuan te përfaqësuesja helvete në këtë sfidë.

Asnjë problem edhe për Portugalinë që falë një super Cristiano Ronaldo mposhti 3-0 Hungarinë duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve, 3 më pak se Zvicra që kryeson grupin B. Në të 32-tën Adrien Silva i asistuar nga Raphael Guerriero, hapi serinë e golave ndërsa më pas skena ishte gjitha për 4-herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon që realizoi dy gola shumë të bukur për të fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-0.

Po në këtë grup mori pikën e parë Andorra që barazoi në shtëpi 0-0 ndaj Ishujve Faroe.

Është Franca skuadra që komandon në grupin A. Ndaj Lukesmburgut parashikohej që kombëtarja  e drejtuar nga  Didier Deschamps të fitonte me goleadë, por Franca u mjaftua me një sukses me shifrat 1-3 për tu ngjitur në kuotën e 13 pikëve. Oliver Giroud autori i një dygolëshi dhe Antoine Griezmann ishin dy lojtarët që nderuan përfaqësusen e gjelave ndërkohë që për Luksemburgun barazoi përkohësisht shifrat nga pika e bardhë e penalltisë Joachim.

Surprizën e vërtetë të mbërmjes e dhuroi Bullgaria që në Sofje mposhti 2-0 me dy gola të Delev në 20 minutat e para, Holandën duke e parakaluar në renditje përfaqësuesen portokalli, që tashmë pas Europianit rrezikon të mbetet jashtë një tjetër kompeticioni të madh sic është Botërori.

Në grupin A, gjithcka e lehtë për Suedinë që në Friends Arena të Stockholmit aty ku do të luhet finalja e Europa Leagues në këtë sezon, mposhti me rezultatin e thellë 4-0, Bjellorusinë duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve. Gabimet e portierit mik Gorbunov dhe vendimet e gjyqtarit Lechner që akordoi një penallti të dyshimtë dhe një gol kur topi dukej që nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fatale, i dhanë një tjetër udhë këtij takimi. Për Suedinë golat u realizuan nga Forsberg, që shënoi 2 herë, ndërsa vulosën rezultatin Berg e Thelin.

Përfundoi në barazim pa gola sfida mes dy skuadrave të dy vendeve të para të grupit H. Në Bruksel Belgjika dhe Greqia barazuan 1-1 mes tyre një ndeshje të cilën miqtë e mbyllën me 9 lojtarë. Mitroglou fillimisht për përfaqësuesen helene dhe më pas Lukaku për Djajtë e Kuq ishin autorët e golave.

Në grupin H ashtu sic edhe pritej Bosnje Hercegovina kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e të Martës, kaloi lehtësisht me shifrat e thella 5-0 Gjibraltarin modest.  Ibisevic 2 herë, Vrsajevic, Visca dhe Bicakcic ishin autorët e golave për Bosnjen.

Përfundoi në barazim pa gola sfida tjetër e këtij grupi mes Qipros dhe Estonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat