Wenger: Suarez mund te ishte i Arsenalit

Futboll

Wenger: Suarez mund te ishte i Arsenalit

Më: 25 mars 2017 Në ora: 23:15
Wenger

Sot ai është një nga sulmuesit më të mirë në Europë dhe luan përkarah Lionel Messit dhe brazilianit Neymar. Magjitë e tij në fushë mund ti shijojnë vetëm tifozët e Barcelonës për momentin, por aktualisht Luis Suarez mund të ishte  një futbollist i Arsenalit. Një prapaskenë të tillë kaq interesante e ka zbuluar për mediat trajneri i Arsenalit Arsene Wenger. Në 2013-tën Suarez ishte shumë pranë topcinjëve të Londrës, por edhe pse Wenger bëri gjithcka për ta patur në skuadrën e tij, Liverpooli në atë periudhë i rinovoi kontratën uruguianit për ta shitur një sezon më pas te Barcelona në Spanjë.

Suarez ishte në skadencë kontrate me Liverpoolin dhe Arsenali u ofroi drejtuesve të The Reds, 40 milionë Euro për kartonin e futbollistit. Sipas Wenger sulmuesi amerikano-jugor ishte i gatshëm për tu transferuar në Londër në 2013-të por kalimi i tij te Arsenali dështoi pasi Liverpooli vendosi veton duke e mbajtur Suarez-in duke i përmirësuar atij kontratën në atë periudhë dhe duke e larguar një vit më pas te Barca për 80 milionë Euro. Për fatin e keq të Arsenalit dhe fatin e mirë të Barcelonës tashmë Luis Suarez formon një nga treshet sulmuese më të frikshme në Botë sëbashku me argjentinasin Messi dhe brazilianin Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat